Këshillimi ZIRF

Projekti ZIRF-Counselling është një ofertë informative për t'ju mbështetur në vendimmarrje dhe në përgatitjen e një kthimi të mundshëm vullnetar.

Në kuadër të këshillimit ZIRF, nëpërmjet qendrave të autorizuara të këshillimit për kthim, mund të merrni informata aktuale, të hulumtuara në vend nga IOM-ja, për kujdesin shëndetësor, tregun e punës, gjendjen e banimit, edukimin ose çështje sociale në vendin tuaj të kthimit. Projekti i IOM-së është pjesë e Qendrës për Transmetimin e Informatave për Përkrahjen e Kthimit (ZIRF) pranë Entit Federal për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) dhe financohet nga qeveria federale si dhe nga landet federale.

Këshillimi ZIRF përbëhet nga dy oferta informative:

Kërkesa individuale:

Në qoftë se në kuadër të kthimit tuaj vullnetar keni pyetje konkrete, specifike për rastin tuaj, lidhur me vendin tuaj të prejardhjes, atëherë një qendër këshillimi për kthim e autorizuar për kërkesa mund të bëjë një kërkesë individuale ZIRF për këtë temë me e-mail për: zirfcounselling@iom.int . Kjo i përcillet misionit të IOM-së në vendin e prejardhjes. Përgjigjen e merrni nëpërmjet qendrës suaj të këshillimit.

Pyetjet e përgjigjura individuale arkivohen anonimisht. Nëpërmjet maskës së kërkimit mund të kërkoni pyetje specifike për vende, qytete dhe tematika të veçanta duke futur fjalët e dëshiruara të kërkimit. Mund të gjeni po ashtu pyetje të përgjigjura në faqet përkatëse të vendeve.

Fleta informative për vende (Country Fact Sheets):

Shfrytëzoni informatat praktike për vendet vijuese të kthimit që hulumtohen nga misionet e IOM-së në vend për tematikat e shëndetësisë, tregut të punës, banimit, sistemit social, edukimit dhe për mundësi konkrete mbështetjeje. Fletat informative për vende aktualizohen rregullisht dhe ekzistojnë në disa gjuhë.

Algjeria , Armenia , Azerbajxhani , Bangladeshi , Bosnja dhe Hercegovina , Bregu i Fildishtë , Çadi , Etiopia , Egjipti , Gambia , Gana , Guinea , Gjeorgjia , India , Iraku , Irani (Republika Islamike) , Kameruni , Kina , Kolumbia , Kosova , Libani , Mali i Zi , Maroku , Maqedonia e Veriut , Mauretania , Moldavia, Republikë , Mongolia , Nigeria , Pakistani , Federata Ruse , Republika Demokratike e Kongos , Senegali , Serbia , Shqipëria , Sri Lanka , Taxhikistani , Tunizia , Turqia , Vietnami

Individualanfragen (IRI):

Nëse keni pyetje që janë specifike për rastin në lidhje me vendin tuaj të destinacionit si pjesë e kthimit tuaj vullnetar, një qendër këshillimore e autorizuar mund të paraqesë një kërkesë individuale të ZIRF. Kjo bëhet përmes OAM . Përgjigja shqyrtohet dhe jepet në terren nga misioni përkatës i IOM-it, dhe më pas i përcillet qendrës këshillimore. Kërkesat individuale që tashmë kanë marrë përgjigje janë anonime dhe mund të shikohen në bazën e të dhënave të ZIRF . Ju mund të përdorni maskën e kërkimit për të kërkuar pyetje specifike rreth vendeve dhe fushave të caktuara.

Family Assessment:

Në rast kthimi vullnetar të emigranteve dhe emigrantëve të pashoqëruar, të mitur, IOM ofron një Family Assessment (vlerësim të familjes). Për këtë IOM kontakton të afërmit në vendin e destinacionit dhe i viziton ata në vend. Kjo shërben, nga njëra anë, për të siguruar mirëqenien e fëmijës, si edhe për të përcaktuar interesat më të mira të fëmijës. Gjithashtu, ka për qëllim të mbështesë kujdestarin në marrjen e një vendimi në lidhje me kthimin vullnetar të fëmijës. Kërkesa për Family Assessment mund të paraqitet përmes OAM .